“FestON Korça” është një nga programet më të rëndësishme artistike dhe festive të organizuara nga Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit Korçë .Gjatë gjithë muajit, Korça shndërrohet në një qendër festive me teatër, koncerte, humor, aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike. Programi përfshinte: shfaqje teatrore, koncerte, aktivitete për të rinjtë, performanca artistike dhe muzikore. FestON Korça konfirmon edhe një herë Korçën si një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe turistike në Shqipëri gjatë sezonit të fundvitit.Shfaqja teatrore “Një martesë, një divorc, një funeral” u zhvillua gjithashtu si aktivitet bamirësie, ku të ardhurat e mbledhura u destinuan për qëllime humanitare dhe mbështetje sociale.








