Pandi Raidhi ikona shqiptare e filmit dhe teatrit. Jeta dhe arti i tij, si një melodi e pavdekshme serenate!
Filmi dokumentar “Jam në turne”, kushtuar madhështisë së figurës së papërsëritshme të Pandi Raidhit, që qëndron në piedestalin e skenës dhe ekranit Shqiptar.
Për ne korçarët ishte dhe mbetet modeli i një artisti të adhurueshëm në çdo drejtim!
Përmes materialeve të rralla, regjistrimeve filmike, intervistave nga kolegët e familjarët, dokumentari tenton të sjellë historinë e jetës së Pandi Raidhit, një histori triumfi, talenti, pune të palodhur dhe përkushtimi në skenë dhe në ekran!