Festivali i Teatrit të të Rinjve ACT+ ishte një nga aktivitetet më interesante kulturore të vitit 2025 në Korçë, i organizuar në Teatri Andon Zako Çajupi. Festivali u zhvillua nga 10 deri më 14 nëntor 2025 dhe solli në skenë talentet e reja të gjimnazeve të qytetit. ACT+ u organizua për herë të parë dhe kishte si qëllim afrimin e të rinjve me teatrin, duke i dhënë mundësi nxënësve të interpretonin vepra të njohura shqiptare dhe botërore në kushte profesionale. Për disa javë para festivalit, gjimnazistët punuan me aktorë dhe regjisorë të teatrit të Korçës.Gjatë pesë netëve të festivalit u shfaqën drama dhe komedi të ndryshme, ku publiku pa energjinë dhe pasionin e brezit të ri për skenën. Një nga shfaqjet më të vlerësuara ishte “Njeriu që pa vdekjen” e Viktor Eftimiu, interpretuar nga nxënësit e Gjimnazit “Platon” me regji të Xhuljo Tringoskit. Shfaqja u prit me shumë duartrokitje për emocionin dhe nivelin artistik që solli . Në fund të festivalit, çmimin e parë e fitoi Kolegji “Preka” në bashkëpunim me Shkollën Artistike “Tefta Tashko Koço” me shfaqjen “Stina e ujkut”. Juria e vlerësoi interpretimin për profesionalizmin dhe bashkëpunimin mes të rinjve. Organizatorët deklaruan se ACT+ pritet të kthehet në një traditë të përvitshme në Korçë, sepse festivali tregoi se qyteti ka shumë talente të reja në aktrim dhe art skenik.







