Muzika është një gjuhë ndërkombëtare që kapërcen të gjitha kufijtë, rregullat, moralet, zakonet dhe besimet dhe shkon drejt e në zemër ose më mirë në shpirt! Pas koncertit tek teatri MIK festival do të vazhdojë në një hapësirë tjetër të qytetit të Korçës në zonën e Pazarit të Vjetër në ambientin magjepsës të Hanit të Pazarit. Shqiptarja e parë që punon në Teatrin e Operas të Shkupit si soliste e roleve kryesore, Dëshira Ahmeti kësaj radhe vjen në Mik Festival me një koncert të veçantë ku do ketë të ftuar dy instrumentistë nga Opera Nacionale e Maqedonisë së Veriut, Gjorgji Petrushevski në Oboe dhe Jordan Petrushevski në piano .