LISTA E ARTISTEVE VETERANE DHE ME MERITA TE TEATRIT “A.Z.CAJUPI” KORCE
PANDI RAIDHI
Nje nder krijuesit e Teatrit Profesionist. Talent i fuqishem i artit skenik. Ndikoi ndjeshem ne rritjen cilesore te Teatrit dhe Estrades Profesioniste te Korces. Aktivizohet ne shume role kryesore ku spikatin vecanerisht figurat e fshatarit tone te cilat i luan me shpirt e pasion. Ka merite te shquar ne realizimin e dhjetra figurave ne kinematografine shqiptare. Loje e thjeshte, konkrete dhe e besueshme. I dashur dhe i mirepritur per artdashesit korcare dhe te mbare Shqiperise. Per merita te shquara ne skene e kinematografi mban titullin “Artisti Popullit”
SOKRAT MIO
Regjisori i pare shqiptar me arsim professional te kryer ne France. Ka merita nismetare ne levizjen artistike amatore te Korces dhe te mbare vendit ne vitet 30’. Regjisori i pare i Teatrit Popullor te Tiranes, i Teatrit te Shkodres, Durresit dhe Korces. Konsiderohet babai i Regjisures shqiptare. Nje nga korcaret e medhenj ne fushen e artit skenik. Per merita te shquara vecanerisht ne fushen e skenes si regjisor eshte vleresuar me titullin “Artist i Popullit” dhe pas vdekjes eshte bere “Qytetar nderi i Korces”.
THIMI FILIPI
Artisti i Popullit Thimi Filipi eshte nje nder krenarite e Teatrit te Korces, actor i talentuar dhe i mirenjohur per rolet e tij te shumta e kryesore. Shquhet per figura te skalitura edhe ne kinematografi. Ka dhene kontribut edhe si regjisor ne Trupen e Estrades Profesioniste. Pervec Titullit “Artist i Popullit” ka marre edhe cmime te tjera ne Festivale nderkombetare si actor me potence te larte artistike.
JANI RIZA
Talent i fuqishem artistik. Realizoi role te spikatura ne Teatrin e Korces dhe kinematografine shqiptare ku spikati roli i Bunat Saliut. Aktor i brezit te pare me arsim profesional. I perkushtuar ndaj artit skenik. Dekoruar me Titullin “Artist i Merituar”.
DHIMITER TRAJCE
Artist i perkushtuar ndaj artit skenik ne disa dimensione si autor i krijimeve skenike, si regjisor dhe si actor. Ka qene nje nder artistet me te shquar te levizjes artistike – skenike te Korces te viteve 30’. Aktor veteran i artit skenik shqiptar, si edhe me kontribut ne artin kinematografik. Mban Titullin “Artist i Merituar”.
DRITA KALLAMATA
Nje nga krijueset e Teatrit Kombetar te Kukullave te Tiranes. Talentin e saj e zhvilloi vecanerisht ne Teatrin e Kukullave te Korces, ku shquhet per talent si regjisore, pune e perkushtim me artistet e skenes per femije. Shquhet per realizime shfaqjesh te bukura e me fantazi. Njohese shume e mire e botes se femijeve. Fituese e disa cmimeve ne Festivale Kombetare. Pedagoge e artisteve te vegjel amatore te shkollave.
STAVRI SHKURTI
Artist i shquar dhe i perkushtuar ndaj skenes dhe kinematografise. Nje nga krenarite e qytetit. Gjithe jeten ia kushtoi artit edhe pse studioi jashte shtetit per turbinat. Aktor i talentuar dhe i apasionuar. Ka krijuar role te fuqishem ne artin Teatral skenik dhe te shumte e te shquar edhe ne ate kinematografik. Shquhej per talent, pasion e zerin e tij te ngrohte e te vecante. I njohur ne Korce e ne mbare vendin per kontributin e tij artistik. Per merita te vecanta ne Teater e kinematografi dhe rolet e tij edhe si parodist Estrade dekorohet me Titullin “Artist i Popullit” dhe pas vdekjes Keshilli Bashkiak e vleresoi duke e bere qytetar nderi i Korces.
SPIRO KARANXHA (06.02.1926)
Aktivizohet pas clirimit ne grupet amatore te shtepise se Kultures, ku me pas emerohet edhe regjisor i ketij Institucioni. Si aktor profesionist fillon ne vitin 1954. Luan ne te gjitha Premierat e asaj kohe, duke patur mjaft role kryesore, ku spikati tek roli i Tefikut ne dramen e Vedat Kokones “Hijet e nates”. Me pas kalon aktor ne estrade ku mban peshe kryesore ne role te shumta si skece, parody e komedi etj. Dhe dallohet me rolin e Niqiforit ne Komedine e Pellumb Kulles “Shoku Niqifor” etj. Aktivizohet edhe si regjisor ne Estrade. Mban titullin “Artist i Merituar”.
KOCO QENDRO
Vjen ne Trupen e Estrades ne Korce nga grupet artistike te Ushtrise. Aktor gjithnje i angazhuar ne Estrade, vecanerisht ne role karakteristike. Autor i mjaft pjeseve per femije, skeceve etj, si edhe aktivizohet e si regjisor ne Estrade. Si aktor humori realizoi shume bukur role edhe ne Teater, ku spikatin rolet e “Ser Enri Eugicit“ tek “Nata e 12-te” dhe Harpagoni tek “Kopraci