“Na ishte një herë” është një komedi e zezë. Në një shtet totalitar të paspecifikuar, një shkrimtar dhe vëllai i tij me aftësi të kufizuara mendore merren në pyetje nga dy oficerë policie, pasi historitë e shkruara nga i pari kanë ngjashmëri me një sërë vrasjesh fëmijësh. Një labirint rrëfimesh, ku realiteti dhe iluzioni, e tashmja dhe e kaluara ngatërrohen në një histori komplekse, emocionuese dhe të tmerrshme për jetën, artin, politikën, shoqërinë, dhunën në familje dhe krijimtarinë. Një shfaqje tronditëse me shumë emocione e sjellë nga aktorët e teatrit të Korçës: Xhuliano Brisku, Silvio Goskova, Juxhin Plovishti dhe Antonio Tole.Shfaqja do të jepet tre netë në teatrin tonë në datat 17,18 dhe 19 Maj.