Muzeu i Artit oriental “Bratko” është më shumë sesa thjesht një koleksion i objekteve të rralla dhe magjepsëse Aziatike. Ai eshte nje dëshmi për karakterin dhe frymëzimin e një prej fotografëve më të rëndësishëm ne Shqiperi. Muzeu eshte dhurate nga George. D. Mborja.Ai lindi ne Korçë ku me pas, ne moshen 17 vjecare, emigroi ne Sh.B.A, ku perfundoi edhe studimet ne shkolla Arti.Ai punoi ne Hollywood si disainer teknolog per filma vizatimore, ku u be i njohur per siluetat e tij “scissorette”. Ai priste silueta me gershere per aktoret e njohur te Hollywood, disa prej te cilave jane te ekspozuara ne Muzeun “Bratko”. Pjesa me e madhe e tyre ndodhen ne Institutin Smithsonia Washington D.C. Ne vitin 1940 z.Mborja i bashkohet ushtrise amerikane si fotograf. Ai beri foto per njerez te njohur te politikes dhe ushtrise Amerikane, pjesa me e madhe e te cilave jane te ekspozuara ne Muze! Ato me te bukurat jane per Presidentin e 33-te te Amerikes, Harry .S.Truman v.(1945-1953), per Presidentin e 34-et te Amerikes, Dwingt Eisenhower v.(1953-1961), Gjeneralin Douglas MacArthur etj. Ne muzeun e Gjeneralit MacArthur ne Virginia Sh.B.A ndodhen 45.000 foto te z.Mborja . Nje pjese e fotove te tij jane te ekspozuara ne Muzeun “Bratko”. Z.Mborja jetoi per 10 vjet ne Japoni, ku sherbeu si fotograf per ushtrine Amerikane. Ai u be atje, edhe fotografi zyrtar i Perandorit Hirohito Ne kohen kur jetoi ne Japoni, atij iu shfaq deshira dhe pasioni i tij per te koleksionuar vepra arti dhe objekte te ndryshme. George D.Mborja kishte nje deshire te madhe qe ta hapte Muzeun vete, qe kur ishte gjalle por, ishte e pa mundur per shkak te regjimit komunist qe sundonte ne Shqipëri ne ate periudhe. Z.Mborja deklaroi ne testamentin e tij se, Muzeu do te hapej ne qytetin e tij te lindjes Korçë, vetem me kushtin, nese rilidheshin maredheniet diplomatike me SHBA! Testamenti dhe deshira e tij u realizua me rivendosjen e ketyre mardhenieve, si dhe me ndihmen e kusherires se tij, e cila jetonte ne Amerike dhe beri te mundur ardhjen e koleksionit ne Shqipëri.Ne kete menyre u be e mundur qe Muzeu te hapej ne 17 Qershor te v.2003. Ne kohen kur z.Mborja emigroi ne Sh.B.A, ai e la familjen dhe Nenen e tij Viktoria Bratko ne Shqiperi. Ajo e priti gjithe jeten e saj deri sa mbylli syte, kthimin e tij ne Shqipëri.Ata nuk munden te takoheshin kurre me njeri – tjetrin. Ne kujtimin e saj, ai i vendosi Muzeut mbiemrin e vajzerise se nenes se tij “Bratko”. Z.Mborja udhetoi ne gjithe Azine, Lindjen e Mesme dhe thuajse ne te gjithe boten, duke koleksionuar vepra arti me vlera te medha artistke muzeale dhe historike!. Objektet e koleksionit i perkasin vendeve te ndryshme si :Japonia, Korea, Tajlanda, Kina, India, Europa etj. Z.Mborja i la Vendlindjes se tij koleksionin dhe pasurine e pasionit te tij artistik. Kujtimi i tij mbetet i rrethuar nga brerorja e mirenjohjes njerezore.Figura si z.Mborja behen me te njohur pas vdekjes, sepse gjate jetes ata priren te kerkojne kohen perpara, kohen qe nuk e kane jetuar ende. Ky eshte “miti tabù” i njerezve te medhenj, i personaliteteve sic ishte dhe George D.Mborja.
Muzeu Oriental “Bratko“ eshte nje muze arti ne Korçë, Shqiperia. Ajo përmban një koleksion të kryesisht art aziatik. Muzeu i Artit Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003 duke përmbushur ëndrrën e Dhimitër Borjes (1903-1990), i cili ishte artist, fotograf dhe koleksionist artit aziatik dhe antikuareve. Borja ka lindur në Korçë, ndonëse ai udhëtoi shumë nëpër botë dhe u vendos në Amerikë gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij.
Në këtë muze ekspozohen 432 objekte si: piano, altar kinez, veshje për gra japoneze, funde e rripa kineze, shpatë indoneziane, medalje europiane, piktura japoneze, fotografi të ndryshme, të cilat Borja i ka realizuar kur shërbente në Ballkan me mision të OKB-së. Pamjet fotografike janë krejt të veçanta. Ato tregojnë historinë shoqërore e kulturore menjëherë pas luftës si dhe rolin e rëndësishëm që luajti gjeneral Macarthuri në rindërtimin ekonomik dhe institucional të Japonisë.