MIK Festival mirëpriti për të 6-tin vit rradhazi në Korçë artistë shqiptarë dhe internacionale për të celebruar muzikën e mirë. Dita e parë filloi me homazh per artisten e madhe Jorgjia Truja lindur ne qytetin e Korçes ne vitin 1909 nën interpretimin e Ramona Tullumanit,Dorina Selimaj dhe Igrid Pulizo. Më pas festa vazhdoi tek pazari i vjetër kushtuar krijimtarisë së Mikis Theodorakis e ftuar ishte këngëtarja greke Kalliopi Vetta dhe kompozitori grek Janis Iannou me orkestren e tyre nga Athina . Ditën e dytë ishte i ftuar grupi katalan “Alba Rumbetta Band” nën ritmet e hapave të flamenkos dhe tek pazari i vjetër ishte “La notte italiana” kushtuar lirikës më të bukur italiane nën drejtimin e mastros Elda Laro ku të ftuar ishin Desirée Ranconte , Giulio Pelligra dhe Artur Vera. Dita e tretë u zhvendos në kishën e Ristozit paradite nën titullin “ku bashkohet shpirti, muzika dhe gastronomia” nën tingujt e muzikës nga Dorina Selimaj,Igrid Pulizo dhe Artur Vera së bashku me degustimin e specialiteteve nga shef Bler Dervishi. Në mbrëmje u mbajt koncerti përmbyllës i Mik Festival ” Një ditë shkova nga Drenova” me këngëtarët Gjergji Mani, Ionela dhe klarinetisti i mirënjohur Igli Tuga. Mik Festival mbetet një nga aktivitetet më të bukura kulturore dhe muzikore që organizohet ne qytetin e Korçës.