Një dramë teatrale e frymëzuar nga master-klasi i vërtetë që Maria Callas mbajti në fillim të viteve 1970 në Shkollën e Muzikës Juilliard në New York.
Vepra i referohet drejtpërdrejt triumfeve dhe humbjeve të Maria Callas, duke u fokusuar në artin e këngës lirike, pasi vetë Callas u shpjegon studentëve se si të investojnë muzikën me emocione të vërteta dhe si t’u bëjnë ballë kërkesave të artit të këngës lirike.Personaliteti kontradiktor i Callas, egoist dhe në të njëjtën kohë i pambrojtur, shoqërohet nga një pianist në ekspozimin e ndjenjave më private, ndërsa dritat e skenës janë ende ndezur.Një vepër e jashtëzakonshme, e cila rikthen në skenë aktoren e mirënjohur Eva Alikaj në rolin e legjendës Callas me një kast të mirënjohur artistësh dhe bashkëpunëtorësh nga pas. Në 16 shtator, ora 19:00 tek teatri “Andon Zako Çajupi”.