Korça çeli sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve! Një atmosferë e mrekullueshme kudo në sheshe, rrugë e rrugica me karnavale e maska u përcoll nga një prej eventeve më të mëdha siç janë karnavalet. Pas paradës së grupeve të ndryshme vendase dhe të huaja, u mbajt në Pazarin e Vjetër “Carnaval Party”.