Qëndra e artit dhe kulturës është institucioni më I rëndësishëm kulturor në gjithë qarkun e Korçës .Qak jo vetëm mbulon të gjitha aktivitet kulturore artistike në qytetin e Korçës por është pjesë e rëndësishme në zhvillimin e artit dhe kultures në gjithë Shqipërinë . Përbëhet nga 5 institucione të rëndësishme që janë teatri ”Andon.Z.Çajupi” , biblioteka”Thimi Mitko” ,qëndra kulturore “Vangjush Mio” ,muzeu “Gjon Mili” dhe muzeu I artit oriental “Bratko” . Aktitvitetet janë të një rëndësie të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare . Aktivitetet perfshijnë jo vetëm aktivitetet teatrore dhe muzikore por edhe të arteve figurative . Qak ka një galeri të jashtëzakonshme të emërtuar “Guri Madhi” , ku janë ekspozuar vepra të cilat janë grumbulluar në vite dhe tashmë janë të ekspozuara në ambientet e qëndrës së re kulturore . Në cdo vit zhvilohen aktivitete të rëndësishme të arteve figurative siç janë simpoziumi ndërkombëtar I skulpturës “Skulptura e Parkut” dhe kolonia e pikturës e emërtuar “Ditet e Mios” . Këtu marin pjesë skulptorë dhe piktorë nga e gjithë bota . Janë aktivitete të cilat vit pas viti janë lartësuar dhe tashmë kanë nje emër te rëndësishëm jo vetëm në rajon por edhe me gjerë .Teatri si një insituticion I rëndësishëm kulturor që ndikon në edukimin e brezave vazhdon të ecë në rrugën e artit të shtruar nga të parët .Teatri profesionist është 72 vjeçar. Është krjuar në vitin 1950 edhe sot vazhdon të shfaqë vepra të rëndësishme të autorëve ndërkombëtare si dhe vepra të autorëve shqiptare duke mbështetur dramaturgjinë shqiptare .Do të veçonim vepra nga Shekspir ,Molier ,Çehov ,Drinberg etj. Trupa e teatrit përbëhet nga 11 aktorë profesionistë të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre me shumë sukses . 3 deri ne 4 janë premierat e reja që vihen në skenën e teatrit Andon.Z.Çajupi çdo vit. Suksesi I teatrit vlen të përmëndet dhe të veçohet sepse është pjesëmarrës në shumë festivale kombëtare ,mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare ku është vlerësuar me çmime dhe gjithashtu është vlerësuar nga publiku dhe kritika. Shfaqjet e teatrit kanë bërë sukses në skenat e rajonit ku do të përmendim shfaqjet e dhëna në Maqedonine e Veriut ,në Kosovë ,në Serbi ,Turqi,Greqi etj.Teatri Andon.Z.Çajupi mban titullin e lartë Nder I Kombit . Aktivitete të rëndësishme zhvillon edhe qëndra kulturore të cilat I takojnë fushës së muzikës por edhe festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare si Mik festival muzika internacionale Korçë ku marin pjese çdo vit artistë nga e gjithë bota gjithashtu edhe artistë shqiptarë që kanë bërë emrin e tyre në skenat ndërkombëtare. Aktivitete muzikore e shoqërojnë gjithë vitin sepse instrumentistët korçarë janë ndër instrumentistët që spikatin në artin muzikor në Shqipëri.Gjithashtu ne presim dhe të ftuar miq nga e gjithë Shqiperia ,Kosova ,Maqedonia ,Diaspora por edhe artistë të huaj të cilët kanë një kontribut të vyer në botë.Pranë qëndrës së artit dhe kulturës funksionojnë disa grupe muzikore ndër to më I rëndësishmi është kori Lira “Nder I Kombit” . Gjithashtu është orkestra simfonike,banda e qytetit, Ansambli Artistik Popullor “Skënderbeu” dhe “Orkestrina Popullore” . Dy muzeumet pjesë e qëndres së artit dhe kulturës janë Muzeu Oriental “Bratko” dhe muzeu “Gjon Mili” . Muzeu Oriental “Bratko” përmban një koleksion kryesisht art aziatik. Muzeu i Artit Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003 duke përmbushur ëndrrën e Dhimiter Mborjes (1903-1990), i cili ishte artist, fotograf dhe koleksionist artit aziatik dhe antikuareve. Mborja ka lindur në Korçë, ndonëse ai udhëtoi shumë nëpër botë dhe u vendos në Amerikë gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij..Muzeu i “Gjon Mili”, që i kushtohet figurës së fotografit korçar që ka prekur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë, i ka shtuar qytetarëve korçar një atraksion të ri kulturor.”Arti i fotografisë, vjen kësaj radhe përmes mendjes e talentit të jashtëzakonshëm të Gjon Milit në një ndërtesë të Korcës që është art më vete e që njihet si “vila rumune” dhe që sot del në dritë plotësisht e restauruar falë këtij investimi. Në Muzeun e rikonstruktuar janë ekspozuar 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për të.