Një prej ngjarjeve më të veçanta kulturore në qytetin tonë – Netët Korçare të Poezisë, një takim ndërkombëtar i poetëve dhe dashamirësve të artit.
Në këtë edicion të mrekullueshëm, morën pjesë 34 poetë nga Italia, Franca, Izraeli, Monako, Greqia, Kosova dhe Shqipëria, të cilët sollën me vete jo vetëm vargje të frymëzuara, por edhe tingujt dhe ndjesitë e vendeve të tyre.
Korça, edhe një herë, u shndërrua në një skenë të hapur ku poezia nuk njeh kufij një udhëtim shpirtëror që na bashkon nëpërmjet gjuhës universale të artit.
Në një mbrëmje përplot emocione dhe dritë, juria prestigjioze e përbërë nga kryetare znj. Entela Kasi, anëtarë z. Pier Erch Ardour dhe znj. Jonela Spaho ndanë çmimet për poezitë më të mira të këtij edicioni, që u frymëzuan nga lirikat e poetit tonë kombëtar Asdreni.
Çmimi “Asdreni” Zyhdi Dervishi
Çmimi “Dritero Agolli” Dinos Koubatis
Çmimi “Poezia më e Bukur” Tsvika Nir
Çmimi “Special” Barbara Rakela Zoga
Çmimi “Kurora e Poezisë” Maklena Nika







