Koncerti “Zorba the Greek” solli atmosferën greke në një mbrëmje të veçantë muzikore
Më 18 prill u mbajt koncerti/spektakli muzikor “Zorba the Greek”, kushtuar muzikës së kompozitorit të njohur grek Mikis Theodorakis.
Në këtë mbrëmje artistike morën pjesë Artur Vera, Etrita Ibrahimi dhe instrumentisti grek i buzuku-së Panagiotis Lympanovnos, të cilët sollën interpretime live me emocione dhe atmosferë autentike greke.
Programi përfshiu muzikën e famshme të “Zorba the Greek”, si edhe vepra të tjera të njohura të Theodorakis-it, duke krijuar një mbrëmje të veçantë për publikun artdashës.








