Shfaqja “Përtej Horizontit” ishte një nga premierat më të vlerësuara të Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë gjatë vitit 2025. Drama u vu në skenë më 31 tetor dhe vazhdoi edhe në datat 1–2 nëntor, me regji të Silvio Goskova, bazuar në veprën e dramaturgut amerikan Eugene O’Neill, fitues i Çmimit Nobel dhe Pulitzer.Shfaqja trajtonte tema të thella njerëzore si: ëndrrat dhe zhgënjimet, dashuria dhe sakrifica, përplasja mes dëshirës për aventurë dhe realitetit të jetës, fati dhe zgjedhjet personale.Publiku korçar e priti shumë mirë premierën dhe pati duartrokitje të gjata në fund të shfaqjes. Kritikët dhe mediat e përshkruan si një “udhëtim shpirtëror” dhe një përpjekje për të sjellë një teatër më modern e psikologjik në skenën korçare.Në kast morën pjesë aktorë të njohur si:Zamira Kita, Niko Kanxheri,Jurgen Marku,Dasara Xhangolli,Antonio Tole,Fludea Harizi,Mishela Çerveni.Regjisori Silvio Goskova tha se drama është “një thirrje për të parë përtej vetes, përtej horizontit të zakonshëm”, duke e kthyer veprën në një reflektim mbi jetën dhe zgjedhjet që bëjmë.








