KoKo Fest është Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë që zhvillohet çdo vit në Teatri Andon Zako Çajupi dhe këtë vit shënoi edicionin e 12-të. Festivali u mbajt nga 31 gushti deri më 6 shtator 2025 dhe e ktheu Korçën në “kryeqytetin e humorit dhe teatrit”. Edicioni i vitit 2025 u hap me komedinë britanike “Një martesë, një divorc dhe një funeral”, me regji të Rovena Lules dhe interpretim nga aktoret e njohura Zamira Kita, Olta Daku, Egla Ceno dhe Paola Kodra. Salla e teatrit ishte e mbushur plot në natën e hapjes. Në festival morën pjesë 7 trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Italia, ndër to:Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit,Teatri Kombëtar i KosovësTeatri “Bekim Fehmiu” nga Prizreni,Teatri “Skampa” i Elbasanit,Teatri “Barleta” nga Italia Juria përbëhej nga emra të njohur të artit shqiptar dhe europian si: Ndriçim Xhepa,Luiza Xhuvani,Eric Vigner . Fituesi i madh i KoKo Fest 2025 ishte shfaqja “Vendi më i humbur në Shqipëri” nga Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, e cila fitoi 5 çmime:Shfaqja më e mirë,Regjia më e mirë (Andia Xhunga),Aktori më i mirë (Gentian Zenelaj),Aktori i ri më i mirë (Aleks Seitaj),Çmimi i publikut .U dhanë edhe çmime të tjera të rëndësishme: Çmimi i karrierës për Gëzim Kame, Aktorja më e mirë për Zamira Kita, Olta Daku dhe Egla Ceno, Skenografia më e mirë për Beqo Nanaj, Kostumografia më e mirë për Sofia Kara.







