Kori I burrave në qyetin e Korçës u formua nga shumë i apasionuari pas këngës qytetare korçare
zoti Ilo Mosko , në vitin 1920. Kor të cilin ai e drejtoi me disa shkëputje deri ne vitin 1933 kur
drejtimin e mori profesor Kristo Kono ,detyrë te cilën e mbajti deri në fund të vitit 1945. Në këtë
vit kori e ndërpreu aktivitetin e tij deri në vitin 1954 kur u riorganizua nën drejtimin e profesorit
Kostaq Osmanlli I cili e drejtoi pa ndërprerje deri në vitin 1980.Që prej kësaj date deri në ditet e
sotme ky kor ka patur drejtues shumë të zotë. Një meritë shumë të madhe për drejtimin e këtij
grupi ka ish dirigjenti I bandës Vatra zoti Thoma Nashi I cili erdhi në Korçë më 26 maj 1920
nga SHBA . Ky drejtues I zoti jo vetëm që organizoi korin por krijoi të parën orkestrinë që ja
bashkangjiti grupit koral. Gjatë viteve të ekzistencës së tij ky grup ka dhënë koncerte të
përbashkëta me artistët më të njohur korçarë si : Mihal Ciko,Llambi Turtulli, Jorgjia
Filce,Kristaq Antoniu,Tefta Tashko Koco,Gaqo Cako,si dhe me pianistët Lola Gjoka, Karmen
Noka dhe Boris Plumbi. Perveç qindra koncerteve dhënë brenda vendit ky grup ka marrë pjesë
edhe në mjaft aktivitete jashtë si :Më 14 dhejtor 1991 ne festivalin e Ohrid (Maqedoni).Më 23
maj 1993 në festivalin ballkanik Kostur -Greqi .Me 17 tetor 1997 në festivalin ballkanik
Argos(Greqi) .Më 20-26 maj 1998 në festivalin ballkanik Zalau(Rumani).Më 26 -27 maj 2000 në
festivalin ballkanik Argos(Greqi).Më 20-21 tetor 2001 takim I koreve të ballkanit (Follorinë).Më
7 nëntor 2004 takim I koreve Follorinë, Greqi .Më 28 tetor 2005 Kardhicë (Greqi).
Ky kor në aktivitetin e tij ka një repertor me mbi 120 këngë patriotike ,lirike ,satirike ,nga treva e
Korçës si dhe shumë këngë fetare dhe të huaja. Gjatë kësaj periudhe 85 vjeçare të ekzistencës së
tij ky grup ka aktivizuar në kor 79 meshkuj dhe 20 femra ,kurse në orkestër jane aktivizuar 47
meshkuj dhe 5 femra si dhe kanë debutuar gjithsej 14 solistë prej të cilëve 4 femra dhe 10
meshkuj. Koncertin e parë zyrtar ky grup e ka dhënë më 15 dhjetor 1920 nën drejtimin e të riut të
talentuar Mihal Ciko. Me formimin e shoqërisë artistike “Lira” më 17 qershor 1928 ky grup u
inkuadrua në këtë shoqëri dhe që prej asaj date u quajt grupi Lira emër të cilin vazhdon ta mbajë
dhe sot. Kori në diten e fillimit ka patur këtë përbërje : Ilo Mosko , Minella Papadhopulli ,Vasil
Pano, Kristaq Mitace ,Petraq Opari,Petraq Manushi,Nikolla Sotir,Sotiraq Katundi,Mihallaq
Mano, Mihallaq Dhimitri,Thoma Cico,Mishel Permeti,Lefter Dishnica,Sotiraq Kaluci,Raqi
Floriri,Vaske Zherau,Gaqo Jorganxhi,Llazi Tiko,Raqi Treska,Naum Kaluci,Maqo Frasheri,.
Kurse orkestra kishte këtë perberje: Kostaq Kota ,Theodhoraq Venetiku (kitare), Pandeli
Bogadini, Niko Karafili ( mandoline) , Vasil Ballauri dhe profesorët e liceut francez Fransua
Delor, Paskal Baze , Legis violinë dhe zonja Legis piano. Grupi I këngëve karakteristike ka qënë
dhe vazhdon të jetë një shoqëri lirike popullore.Ajo ka qënë dhe vazhdon të jetë baza e muzikës
për qytetin tonë. Ajo ka vlera të pallogaritshme për zhvillimin e këngës patriotike në të gjithë
Shqiperinë sidomos pas çlirimit të vendit nga zgjedha 500 vjeçare turke.