Teatri Andon Zako Çajupi thirret teatri i qytetit në Korçë, i themeluar më 1951 dhe nga viti 1971 ka edhe godinën e teatrit. Sot, godina e teatrit shërben si shtëpi kulturore e artistëve profesionist në jug të Shqipërisë.
Edhe pse regjistrimet institucionale të kohës së pas luftës së dytë botërore, japin data ditësh e vitesh si b.f. ajo e themelimit më 1950, veprimtaria teatrale ka qenë e zhvilluar edhe më parë në këtë hapsirë. Kjo veprimtari më parë zhvillohej nga klube të djelmërisë së fund shekullit XX. Nga ato kohra në kujtesë ka mbetur shfaqja e tragjedisë “Otello” e cila u luajt rreth vitit 1890. Përndryshe teatri i qytetit në Korçë ka qenë dhe mbetet si gurrë e pashtershme e teatrit në kryeqytet, në Tiranë.
Si gurthemel i teatrit merret drama e parë “Përmbysja” me regji të Sokrat Miosë, e shfaqur në Korçën e pas Luftë së dytë botërore. Në fillimet e teatrit shfaqeshin kryesisht drama, por me kalimin e kohës, aty nga fundi i viteve ’60, me vendim të Ministrisë së Kulturës, u vendos zgjerimi i veprimtarisë së teatrit në shfaqje të estradës dhe për shfaqje kukullash. Bërthama e trupës së artistëve, në këtë periudhë përbëhej nga 10 profesionist dhe 15 aktorë korospondent.
Pas ndërrimit të sistemit shtetëror, Teatri i Korçës nuk e ndali veprimtarinë, por përkundrazi nga artistët e qytetit u pa si godinë e kulturës në të cilën zhvillonin aktivitete e tyre. Këto aktivitete në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës edhe u kurorëzuan me Festivalin e Teatrove të Komedive “Ballkan 2000”.
Sot, teatri “Anton Zako Çajupi” është një ndër institucionet e vetme profesionale që zhvillojnë aktivitetin e tyre në pjesën jugore të Shqipërisë.
Godina e teatrit ndodhet në bulevardin kryesor të Korçës, bulevardin “Gjergj Kastrioti”. Thuhet të jetë ndërtuar më 1971 dhe të ketë 220 ulëse të parapara për shikues. Ballina e godinës është e stilizuar sipas shembujve të kohës së ndërrimit të sistemit.
Historiku i Teatrit „A.Z. Cajupi“
Institucioni i vetem unikal me keto karakteristika e destinacione, qe eshte perpjekur te plotesoje kerkesat e nevojat shpirterore te shoqerise civile te kesaj treve, e ngritur qysh para 60 vjetesh ,eshte godina e Teatrit “A.Z. Cajupi” ne qytetin me Juglindor te Shqiperise dhe Evropes ne Korce, e cila mund te sherbeje plotesisht ne realizimin me dinjitet te veprimtarive artistike e kulturore, e cila i shkon per shtat shume mire jo vetem komunitetit korcar, por edhe qytetit edhe treves juglindore te Shqiperise.
Teatri “A.Z.Çajupi“ u krijua ne 22 Qershor te vitit 1950 ne Kinema “Morava“. Drejtori i ketij teatri ishte Dhimiter Trajçe. Aktoret e krijimit jane : Dhimiter Trajçe, Krisanthi Kotmilo, Neta Vodica, Aleko Skali, Nuçi Shedollari, Qefsere e Vani Trako, Neki Shkaba, Misto Grabocka. Regjisori pare eshte Sokrat Mio, skenografi i pare Vangjush Mio.
Premierat e vena ne skene ne teatrin “A.Z.Çajupi“ jane te panumerta.Ato qysh nga krijimi e kalojne nr.250. Ne skenen korçare jane shfaqur vepra te klasikeve boterore si dhe autoreve shqiptare si Shkespir, Molier, Gogol, Mileri, Di Maxhio, Pushkin, Ostrovski dhe R.Pulaha, T.Laço, F.Gjata, N.Prifti, V.Ziko, D.Agolli, N.Dokle, etj.
Ne teatrin e Korçes kane interpretuar emra te medhenj te teatrit Shqiptar si Pandi Raidhi, Thimi Filipi, Stavri Shkurti, Vangjel Grabocka, Jani Riza, Dhorke Orgocka, Llazi Serbo, Dhimiter Trajçe, Vani e Qefsere Trako, Valentina Caci, nje brez i shkelqyer dhe me pas Sotiraq Bratko, Marko Bitraku, Guri Koço, Zhani Petro, Mirjana Deti, Klaudeta e Petrika Riza, Ligoraq Riza, Zamira Kita etj…
Regjisoret qe kane punuar ne teatrin e Korçes jane Sokrat Mio, Pirro Mani, Aleko Skali, Pandi Stillo, Dhimiter Orgocka, Mihallaq Luarasi, Sotir Çili, Petraq Marjani etj.
Skenografet profesioniste qe kane punuar ne teater jane Vangjush Mio, Kostaq Tushi, Koço Ristani, Roland Karanxha etj .
Shfaqja e pare eshte “Permbysja“ nga Boris Lavranjer vene ne skene nga S.Mio me skenografi nga K.Tushi dhe interpretojne V.Trako, V.Grabocka, K. Kotmilo, Q.Trako, A.Skali, Dh.Trajçe etj…
Nga veprat e para te dramaturgjise shqiptare eshte “Lulja e Kujtimit“ nga Foqion Postoli, vene ne skene nga S.Mio, me skenografi V.Mio dhe K.Tushi ku interpretojne V.Grabocka, V.Caci, Th.Filipi, L.Skrami, N.Borova etj dhe “Per mbrotjen e atdheut“ me te njejtet autore.
Ne vitin 1962 u shfaq “Pamje nga ura“ nen interpretimin e P.Manit, K.Kotmilo, Dh.Orgocka, Th.Filipi, S.Shkurti, P.Raidhi etj vene ne skene nga P.Mani. Vprat ne vazhdim “Keneta“, “Hijet e nates“, “Nata e 12“, “Njollat e murme“, “Zonja nga qyteti“, “Flamur me dallge“, “Maro Mokra“, “Kopraci“.
Mbas viteve 90 teatri vazhdon ne gjurmet e te pareve. Vepra te shumta u vune ne skene nga autore te huaj italiane, greke, franceze, angleze si dhe vepra te autoreve shqiptare.
Per vete kushtet e krijuara, si dhe mbeshtetjes se komunitetit, ai eshte kthyer ne nje qender te rendesishme kulturore, jo vetem per shkak te veprimtarise se vet krijuese, por edhe per faktin se eshte e vetmja godine me permasa e funksione te tilla ne gjithe treven e Korces. Si e tille godina e teatrit eshte bere mikpritese e cdo lloj veprimtarie artistike, kulturore, fetare, politike, shoqerore, shteterore etj. Si Qender e Rendesishme Rajonale, ne dyert e tij jane perplasur e perplasen te gjitha formacionet artistike e argetuese Teatrore, show, shfaqje koncertale etj., si dhe cdo grup i huaj qe ka dhene shfaqje ne treven e Korces.Ne keto vitet e fundit Teatri i Korces dhe Bashkia e qytetit kane organizuar dhe filluar te krijojne nje tradite te bukur artistike: Festivalin Teatror te Komedise “Ballkan 2000” , e cila eshte realizuar me sukses, duke marre pjese ne te trupa prestigjoze nga Ballkani e me gjere, dhe Festivali Mbarekombetar i Komedise „Aleko Prodani“ me pjesemarrje te trupave nga gjithe trevat shqipfolese. Pjesemarrest dhe te ftuarit frekuentojne me kenaqesi per vlerat e hershme qe ka e ruan qyteti i Korces; si arkitekturen e tij karakteristike, traditen e mikpritjes, deshiren per dije, si qender e rendesishme kulturore, arsimore, muzeale, tregtare, me objekte kulti interesante etj., dhe mbi te gjitha me nje shoqeri civile te emancipuar, me nje kulture te deklaruar e nje teater te zhvilluar.
Teatri “A. Z.Cajupi “ i qytetit te Korces eshte i vetmi institucion profesionist ne te gjithe treven e Shqiperise Jug- Lindore. Ai ka ne perberjen e vet tri trupa permanente: Teatrin e drames, Teatrin e estrades ( te shfaqjeve te show-ut) dhe Teatrin e kukullave per femije.
Ne vitet e fundit Teatri “A.Z.Çajupi“ ka filluar nje bashkepunim te suksesshem me emra te njohur , artiste te talentuar nga e gjithe Shqiperia. Kjo ka ndikuar ne ngritjen e nivelit artistik dhe rritjen e nr. te spektatoreve permes regjisoreve Piro Mani, Gezim Kame, Milto Kutali, Adonis Filipi , Qendrim Rijani, Ilir Bokshi etj si dhe aktoreve Violeta Manushi, Roland Trebicka, Rajmonda Bulku, Alfred Trebicka, Julia Ilirjan, Arben Derhemi, Erand Sojli , Ylber Bardhi, etj..
Gjithashtu ne organiken e vet ky institucion ka edhe nje sektor teknik ne prapavije,qe mbeshtet spektaklet e te tre trupave, me dekore, garderobe, rekuizite etj dhe qe perdor tekniken e ndricimit, fonise sektor shume i rendesishem .
Duke qene i vetmi institucion profesionist dhe me veprimtari permanente, ka pergjegjesine me te madhe per plotesimin e nevojave dhe kenaqesive shpirterore te te gjithe komunitetit te treves ku vepron, brenda juridiksionit te vet e me gjere, si brenda ashtu dhe jashte vendit.
Teatri ka marre pjese ne te gjitha Festivalet kombetare te teatrit ku gjithnje eshte vleresuar me cmime e dekorata per nivelin e larte cilesor. Shume aktore kane merituar çmime te larta.
Ka realizuar turne ne te gjitha qytetet e Shqiperise si dhe ka dhene shfaqje edhe jashte shtetit, edhe ne Festivale nderkombetare dhe eshte vleresuar nga qarqet artistike e kritika letrare Teatrore.
Se fundmi Teatri „A.Z.Cajupi“ ka marre dhe titullin me te larte „Nderi i Kombit“ dhene nga Presidenti i Republikes se Shqiperise, SH.T.Z Ilir Meta.