“Nuse vetëm për letra”, komedia brilante, e shkruar dhe vënë në skenë nga Leka Bunga. Një shfaqje e bukur me mesazhe të forta, shumë humor dhe situata komike, e cila u prit me shumë dashuri nga artdashësit korçarë në sallën e tejmbushur të Teatrit “Andon Z. Çajupi” në Korçë.Në rolet kryesore ishin aktorët e mirënjohur të teatrit si Guri Koço, Zamira Kita, Astrit Hasani, Blerta Belliu e krah tyre edhe aktorët e rinj të talentuar Juxhin Plovishti, Franc Bregu, Kristi Baçe e Besfort Berberi.