U përmbyll edicioni i i 13-të i Kolonisë Ndërkombëtare të Pikturës “Ditët e Mios” me 29 piktorë nga 15 vende të ndryshme të botës dhe me 22 piktorë korçarë.Hapja e ekspozitës kryesore u bë në galerinë e bibliotekës së re “Thimi Mitko” ku mbizotëruan edhe një herë, shkollat, rrymat, teknikat, ngjyrat, materialet, gjuhët, përvojat, tregimet dhe sigurisht emocionet.Gjatë ditëve të kolonisë, 29 piktorët e huaj u njohën me “Muzeun Mio”, me qytetin dhe historinë e tij, krijuan veprat e tyre në “studio të hapura” që krijon vetvetiu qyteti i Korçës si në bashta e Themistokliut, në mali i Moravës, në rrugicat karakteristike të lagjeve 1 dhe 12 , në fshatrat piktoreske si Dardha, Voskopoja dhe Vithkuqi. Gjithashtu piktorët e huaj vizituan muzeumet e Korçës, shkollën artistike Tefta Tashko Koço, Studiot e disa artistëve vendas dhe kryen diskutime të pafundme për artin figurativ, duke shkëmbyer përvoja dhe teknika. Këtë vit realiteti tejkaloi çdo lloj pritshmërie dhe atmosfera e krijuar nga pjesëmarrësit e ktheu të gjithë qytetin në një kantier të madh arti.